
Seria A, pritet të startojë edhe pak ditë.
Mungojnë dhe pak ditë nga starti i kampionatit italian, i cili në vendin tonë është shumë i ndjekur.

Klubet italiane këtë sezon kanë investuar shumë në merkato, teksa mesa duke ka patur një ndikim pozitiv edhe në abonimet nëpër stadiume. “La Gazzetta dello Sport” ka publikuar sot renditjen e skuadrave që kanë shitur më shumë abonime sezonale.
Interi vazhdon të kryejë renditjen ashtu si sezonin e kaluar me të njëjtën numër (40 mijë), ndërkohë që pas tyre qëndrojnë rivalët e qytetit, Milan me (30 mijë).
Interesant është fakti që në vendin e tretë qëndrojnë kampionët në fuqi të Juventusit, me 2 mijë abonime për pak se sezoni i kaluar, kjo ndoshta e ndikua redhe nga çmimet e lart.