Ky është kosovari i cili dyshohet se privoi nga jeta ish-gruan e tij në Gjermani.
Këto pamje tregojnë 43-vjeçarin shqiptar nga Kosova, pasi kreu një kr’im të dyfishtë në Gjermani.
Ngjarja tronditi qytetin e Izerlohnit një ditë më parë.
43-vjeçari qëlloi për vdekje me një thikë kuzhine mbi ish-gruan e tij kosovare. Ai la të vdekur edhe partnerin e ri të saj, një 23-vjeçar nga Afganistani.
Për fat, kr’imit i shpëtoi një bebe dymuajshe. Sipas burimeve, mendohet se ajo është fëmija e lindur nga lidhja e kosovares me afganin.
Dëshmitarët thonë se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja e rëndë.
Ende nuk ka shumë detaje për motivin e kësaj ngjarje. Mësohet se kosovari ishte një person i njohur për policinë.
Ai kishte ushtruar dhunë në familje dhe mendohej se kjo ishte arsyeja përse ishte ndarë nga e shoqja.