Ky është kundërshtari i Feronikelit në Ligën e Evropës

08:31 | 18 Korrik 2019

Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, Feronikeli do ta vazhdojë garën në Ligën e Evropës.

Feronikeli ka mësuar emrin e kundërshtarit në Ligën e Evropës. Kampioni i Kosovës do të përballet me sllovakët e Slovan Bratislavës.

Skuadra sllovake në kualifikimet e Ligës së Kampionëve u mposht nga Sutjeska pas penalltive, pasi në dy ndeshje rezultati ishte i barabartë 1-1.

Me 25 korrik zhvillohet ndeshja e parë në Bratisllavë ndërsa ajo e kthimit në “Fadil Vokrri” më 1 gusht.

Komento: