Ky është kundërshtari i parë i Feronikelit në Ligën e Kampionëve

18:17 | 23 Maj 2019

Feronikeli ka mesuar emrin e ekipit me të cilin do të përballet në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i ri i Kosovës do të debutojë në Champions League më 25 qershor me ndeshjen ndaj ekipit Santa Coloma nga Andorra.

Feronikeli e ka mësuar emrin e kundërshtarit të parë të rrethit parakualifikues të Champions League.

Skuadra nga Drenasi dominoi në IPKO Superligën e Kosovës duke e mbyllur sezonin me 80 pikë pas 33 xhirove të zhvilluara.

Dhe, “Nikli” tash do të luajë në Champions dhe të enjten është zbuluar emri i kundërshtarit.

Ekipi i Zekirija Ramadanit do të përballet me kampionin nga Andorra, Santa Coloma më 25 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Krahas Feronikelit dhe Santa Colomas, në këtë fazë do të luajnë edhe ekipet Lincoln Reds, e Samarinesse.

Siç dihet, faza parakualifikuese e Championsit do të mbahet në Kosovë.

Komento: