Ky është kushti i Man Utd për t’i ofruar kontratë të përhershme Solskjaerit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky është kushti i Man Utd për t’i ofruar kontratë të përhershme Solskjaerit

12:17 | 02 Shkurt 2019

Manchester United ka kushtëzuar Ole Gunnar Solskajer për t’i ofruar kontratë të re.

Trajneri norvegjez, ka marrë drejtimin e Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, dhe në nëntë ndeshjet e para ka arritur tetë fitore dhe një barazim.

Solskjaer, mund të marrë kontratë të përhershme nëse tregon sukses në Ligën e Kampionëve.

Manchester United janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re 46 vjeçarit, nëse arrin të mposht PSG-në në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja ndaj PSG-së, pritet të jetë një test i madh për Solskjaer, që kërkon të fitojë kontratë te skuadra nga ‘Old Traffrod’

Komento: