Ky është lajmi i fundit nga Brezovica – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky është lajmi i fundit nga Brezovica

19:58 | 03 Shkurt 2019

Brezovica vazhdon të mbetet e mbyllur, pasi FSK-ja nuk arriti të largojë ortekët e rrezikshëm.

Qendra e skijimit në Brezovicë, do të vazhdojë të jetë e mbyllur për vizitorë, shkaku i rrezikshmërisë nga ortekët.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkaku i motit të lig, kanë shtyrë largimin e ortekut të fundit në këtë qendër të skijimit, raporton KTV.

Ky ortek po parashihet të jetë i rrezikshëm, prandaj edhe është vendosur që qendra të jetë e mbyllur për një kohë të pacaktuar.

Deri më tani, nga Brezovica janë larguar gjashtë ortekë të rrezikshëm, pesë prej tyre kanë rrëshqitur vetvetiu, ndërsa të shtunën është larguar orteku te vendi i quajtur “Qafa e Luanit” dhe “Foleja e Shqiponjës”.
E, për ta parë gjendjen nga afër, kishin ardhur edhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Qendra e skijimit në Brezovicë është mbyllur më 26 janar, për shkak të rrezikut nga ortekët eventualë, si dhe për shkak të hetimeve për vdekjen e zv.ministrit të Diasporës, Arian Daci.

Komento: