Ky është liqeni ku humbën jetën tragjikisht dy fëmijët

18:48 | 16 Qershor 2020

Ky është liqeni artificial ku humbën jetën tragjikisht dy fëmijë në Milloshevë.

Dy fëmijë humbën jetën tragjikisht sot në Milloshevë të Obiliqit.

Të dy fëmijët që thuhet të jenë të moshës 9-11 vjeçar, ranë në një liqen artificial i cili ndodhet në këtë anë.

Në vendin e ngjarjes dolën ekipet emergjente, që edhe gjetën trupat e pajetë të tyre.

I pranishëm në këtë rast ishte edhe një fëmijë tjetër, por që për fat të mirë arriti të shpëtojë i gjallë.

Nuk janë dhënë detaje shtesë se si të njëjtit përfunduan në këtë vend, por që ky liqe artificial po përdorej për peshkim.

Komento: