Ky është liqeni më i madh antik

14:23 | 23 June 2021

Zbulohet liqeni më i madh antik.

Në planetin tonë është zbuluar liqeni më i madh që ka ekzistuar rreth 155 milionë vite me parë. I njohur si liqeni Paratethys shkencëtarët kanë zbuluar se ai shtrihej nga Austria ne Kazakistan

Gjenden gjurmë të liqenit antik më të madh në planetin tonë. shtrihej nga zemra e Evropës e deri në Azi, me një sipërfaqe prej rreth 2.8 mln kilometër katror, dhe me një kapacitet uji që është 10 herë më i lartë se shuma e të gjithë liqeneve aktualë botërore. Mendohet se mbulonte një zonë më të madhe se deti Mesdhe dhe sipas hartës përkon të shtrihej nga Austria deri në Kazakistan rreth 155 mln vjet më parë.

Ekipi kërkimor holandez nga Universiteti i Utrecht kanë studiuar fosile, depozitime sedimentare dhe gjeologjinë e zonës përreth Detit të Zi. Analizimet në nivel shkencor kanë zbuluar edhe epoka të ndryshme të cilat dallohen nga gjurmët e nivelit të ujit , uljeve e ngritjeve, që kanë zgjatur qindra mijëra vjet. Ulja më drastike e verifikuar sipas shkencëtareve ka ndodhur rreth 7.7 mln vjet më parë. madje kjo fazë gjeologjike ishte evidentuar edhe në një studim tjetër në vitin 2018.

Deri më sot dihej shumë pak për këtë liqen gjigand në Evropë,liqeni Paratethys, por tashmë janë identifikuar 4 cikle klimatike përgjatë të cilave dimensioned e tij u reduktuan me kalimin e kohës, duke ndryshuar koncentrimin e kripërave e për pasojë edhe zhdukjen e shumë gjallesave prehistorike. Sipas kërkuesve,kur niveli I ujit u ul me rreth 250 m, ndodhi edhe një ndarje në shumë e shumë miniliqene.

Komento: