Ky është mashkulli ideal sipas Majlinda Kelemendit

08:46 | 02 February 2019

Xhudistja e njohur kosovare, Majlinda Kelmendi është rrefyer për jetën e saj.

Krenaria e sportit shqiptar, ka folur për jetën private në emisionin ‘Seven Bizz’ në T7, raporton Express.

Duke treguar për jetën jashtë sportit të xhudos, Kelmendi është pyetur edhe për të dashur dhe ka thënë se “si natyrë jam tip paksa më i mbyllur dhe meshkujve nuk u jap shumë hapësirë që të afrohen”.

Por, si të gjithë një ditë do të vijë edhe për të dita kur do t’i japë fund beqarisë dhe për ‘Seven Bizz’ në Televizionin 7, ajo ka zbuluar mashkulli ideal.

“Do të kishte qenë më mirë dhe më lehtë nëse do të ishte sportist”, u shpreh Majlinda.

“Sportistet kuptohen më së miri mes vete dhe ndoshta do ta kishte kuptuar botën time më lehtë se një njeri tjetër”.

Komento: