Ky është Matthew Palmer, diplomati përmes të cilit Amerika pretendon të arrijë marrëveshje Kosovë – Serbi

15:25 | 03 September 2019

Kush është Matthew Palmer, diplomati përmes të cilit Amerika pretendon të arrijë marrëveshje Kosovë – Serbi.

Matthew Palmer, i emëruar si i Dërguari Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, në intervistën e tij të parë, tha se puna e parë dhe kryesore e tij do të jetë kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut, dhe arritja e një marrëveshje finale në mes të dy vendeve.

Ai tha se kjo do të ishte një gjë pozitive për rajonin, por edhe Europën e SHBA’në.

Por, kush është Mattew Palmer, diplomati amerikan, që nuk e ka punë të re Ballkanin, e aq më pak problemin Kosovë – Serbi. Ai ishte pjesë e zgjidhjes së problemeve shqiptaro serbe, që prej njëzet vitesh, e në Serbi prezentë gati para tri dekadave, shkruan reporteri net.

Nga viti 1993 deri në 1995, Palmer punoi në ambasadën amerikane në Beograd si një analist për mundësitë ekonomike dhe politike në Jugosllavinë e cila në atë kohë ishte në kolaps dhe luftëra, që Serbia po i zhvillonte në Kroaci e Bosnje.

Midis viteve ‘95-’97 Palmer ka punuar për Madlenë Albright në OKB për rajonin e Mesdheut dhe të Azisë së Jugut.

Ndërsa gjatë viteve ’97-99 ka koordinuar aspektet e politikës së SHBA ndaj Serbisë dhe Malit të Zi dhe vëçanërisht në menaxhimin e krizës së Kosovës. Ka shërbyer si zëvendësshef i delegacionit amerikan në bisedimet e paqes për Kosovën në Rambouillet të Francës.

Gjatë presidencës Bush i Riu, punon mbi marrëdhëniet bilaterale me Qipron dhe më pas këshilltar i Presidentit për Egjeun dhe Kaukazin e Jugut.

Në mandatin e parë të presidentit Obama ka punuar për rajonin e Azisë së Jugut ndërsa në mandatin e dytë kalon si këshilltar politik në ambasadë në Beograd.

Nga gushti i 2016 deri në janarin e 2018 rikthehet në Departamentin e Shtetit në zyrën për marrëdhëniet me Europën Qëndrore-Jugore.

Nga janari i 2018 emërohet si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Komento: