Ky është mesazhi i Myftiut Tërnava për Krishtlindje

11:19 | 25 December 2018

Besimtarët katolik janë duke i festuar Krishtlindjet.

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar Ipeshkëvit të Kosovës, Dodë Gjergjit, telegram urimi, në të cilin thuhet se Krishtlindja është festë që në vete simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë, si dhe porosinë për ndërtimin e shoqërisë së ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë.

“Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, na kanë bërë më humanë, më unikë e më të dashur dhe nëpërmjet këtyre vlerave edhe kemi ndërtuar e kultivuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë. Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në telegramin e urimit të Ternavës

Komento: