Ky është mesazhi prapa festimit i Dybalas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky është mesazhi prapa festimit i Dybalas

15:47 | 08 Prill 2021

Mesazhi prapa festimit të Dybalas.

Sulmuesi Paulo Dybala dje ishte vendimtar në fitoren ndaj Napolit dhe festoi në të njëjtën mënyrë sikur kur ishte i lidhur me largimin nga Juventus në vitin 2019.

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, Dybala ishte lojtari kryesor në fitoren e djeshme, përcjellë lajmi net.

Argjentinasi me një gol të bukur me këmbën e majtë realizoi në fitoren 2 – 1 kundër “Napolitanëve”.

Ai festoi në të njëjtën mënyrë si në miqësoren ndaj Triestina në vitin 2019, kur ishte i lidhur me largimin derisa kishte refuzuar kalimin te Manchester United.

Sipas spekulimeve në Itali, Dybala mund të largohet në verë, ngase bisedimet për rinovim kanë ngecur që disa javë.

Komento: