Ky është momenti kur doktoresha mbulon trupin e viktimës

21:52 | 30 Nëntor 2022

Momenti kur doktoresha mbulon trupin e viktimës.

Krimi makabër ndaj një gruaje në javën e fundit të shtatzënisë e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj ka tronditur mbarë vendin. Sinjali ka raportuar me detaje lidhur me rastin, teksa ka zbuluar edhe identitetin e të dyshuarit për këtë vrasje të rëndë.

Sokol Halili dyshohet se me armë zjarri ka shtënë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Hamide Magashin, (35-vjeçare) para Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në QKUK, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Sinjali mëson se viktima dhe i dyshuari ishin në procedura gjyqësore për t’u divorcuar.

Tëvë1 siguruar disa pamje ku shihet gruaja e shtrirë në tokë, ndërkohë një infermiere e mbulon me një mbulesë të bardhë.

Komento: