Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Dubai.
Një përplasje mes një anije e varke në lumin Danub i ka marrë jetën së paku 7 personave. Nga aksidenti kanë mbetur edhe 19 persona të zhdukur. Ngjarja ndodhi afër ndërtesës së Parlamentit hungarez.
Trafiku lumor ishte i dendur, gjë që ka shkaktuar këtë përplasje fatale. Shumica e viktimave dyshohet se janë turistë nga Korea e Jugut.
Kërkimet në Danub kanë vazhduar edhe natën me reflektim të dritave, por ka qenë e vështirë gjetja e trupave të tjerë për shkak të thellësisë së lumit.