Shembja e hotelit ‘Adriatik’ në Mirtovicë ka lënë pa shenja jete një person.
Visar Behrami 27 vjeçar nga fshati Vidimriq i Mitrovicës është gjetur i vdekur mbrëmë pas shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.
Pas gjashtë orësh kërkim, ekipi arrit të gjejë trupin e të riut nën gërmadha.
Në një video të siguruar nga Klan Kosova shihet momenti kur nxirret trupi nga objekti i rrënuar.
Ndryshe, sot në komunën e Mitrovicës do të ketë ditë zie për humbjen tragjike të Visarit.