Ky është momenti kur rrufeja godet aeroplanin ku kishte edhe kosovarë

11:57 | 08 July 2019

Një Aeroplan dje është goditur nga rrufeja.

Dita e djeshme ka mundur të jetë fatale për qindra udhëtarë të avionit “Finnair”. Aeroplani i kompanisë finlandeze është goditur nga rrufeja pak momente pasi ishte ngritur në ajër.

Aeroplani që po fluturonte për në aeroportin e Heraklionit në Greqi arriti të mbahej në ajër duke i shpëtuar më të keqes, shkruan Indeksonline.

Për 20 minuta, aeroplani bëri xhiro në ajër, para se të rikthehej në pistë për të ateruar. Një nga pasagjerët e këtij aeroplani ka qenë kosovar.

“Ka qenë moment panike. Jemi frikësuar tej mase pasi që ka patur dridhje të aeroplanit. Në aeroplan ka patur disa kosovarë. Që të gjithë kemi qenë duke shkuar për pushime në Greqi” ka thënë pasagjeri kosovar, i cili ka kërkuar të flas në kushte anonimiteti.

Ai ka thënë se pasagjerët janë transferuar disa orë më vonë në Heraklion me një aeroplan tjetër.

Komento: