Ky është muaji në të cilin kosovarët vdesin më së shumti

10:06 | 02 Shkurt 2020

Duket se janari është muaji në të cilën kosovarët vdesin më së shumti.

Numri i vdekjeve në Kosovë në tri vitet e fundit është në rritje.

Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave, gjatë vitit 2019 kanë vdekur 9552 persona.

Në tre vitet e fundit, muaji që ka pasur më shumti raste të vdekjeve ka qenë janari.

Gjatë janarit të 2019-tës, numri i personave të vdekur ka qenë 959.

Nga 9552 persona të vdekur sa ishin në vitin 2019, 5144 kanë qenë meshkuj dhe 4408 kanë qenë femra.

Komento: