Ky është njeriu më i pasur në botë aktualisht – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky është njeriu më i pasur në botë aktualisht

19:18 | 07 Janar 2021

Elon Musk është njëriu më i pasur në botë.

Elon Musk është bërë personi më i pasur në botë, duke kaluar shefin e Amazonit, Jeff Bezos, falë rritjes enorme që aksionet e “Teslas” kanë përjetuar së fundmi. Pasuria e shefit të kompanisë së veturave elektrike ka arritur në 188 miliardë dollarë, sipas indeksit “Bloomberg”.

“Sa e çuditshme”, ka shkruar Musk në Tëitter të enjten. “T’i kthehemi punës”, ka vazhduar ai.
Bezos ishte më i pasuri në botë që nga viti 2017.

Kompania e Muskut, “Tesla”, shpërtheu në vlerë së fundmi dhe ka arritur të mërkurën në vlerën totale prej 700 miliardë dollarësh.

Kjo e bën atë kompaninë më të pasur në botë duke tejkaluar edhe “Toyotan”, “Volksëagenin” e të tjerat.

Komento: