Ky është numri i aksidenteve në Kosovë për vetëm 24 orë

09:45 | 06 Gusht 2019

Aksidente të shumta po ndodhin në vendin tonë.

Vetëm për 24 orë, në të gjitha rrugët e Kosovës kanë ndodhur afro 100 aksidente. Nga to njëri ishte me fatalitet.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se njëri nga aksidentet ishte me fatalitet, 33 ishin me persona të lënduar, kurse në 63 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 287 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 42 persona, 19 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit.

Komento: