Ky është numri i lindjeve në QKUK për një muaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky është numri i lindjeve në QKUK për një muaj

00:00 | 30 Dhjetor 2018

Në vendin tonë është zvogëluar numri i lindjeve.

Nataliteti në nivel vendi gjatë dekadës së fundit ka pësuar rënië. Të dhënat e raporteve të ndryshme tregojnë se vitët e fundit ka rënië të konsiderueshme të natalitetit apo lindshmërisë.

Për shembull në vitin 2000 janë regjistruar gjithsej 39 mijë e 91 lindje, ndërsa në vitin 2017 janë 23 mijë e 563 lindje, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së ka një numër të madh të lindjeve që kryen për cdo ditë.

Kjo pasi kjo klinikë është qendër referente për gjithë vendin.

Për shembull, në bazë të një llogaritje të lindjeve, për një muaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë lindur 425 foshnje.

Prej këtyre lindjeve, ka raste me binjak dhe trinjak.

Për 24 orë, pothuajse ndodhin mbi 20 lindje e ky numër në disa ditë rritët në 31 lindje.

Komento: