Ky është numri i pacientëve me COVID të shtrirë në spitalet e përgjithshme

10:33 | 26 September 2021

Spitlaet e përgjithshme në Kosovë, vazhdojnë të jenë të mbushura me pacientë të infektuar me covid.

Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 320 pacientë, prej tyre 240 me oksigjeno-terapi dhe 38 në gjendje të rënduar shëndetësore. Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

“Klinika Infektive, 70 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 34 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 17 pacientë

Spitali i Prizrenit, 18 pacientë

Spitali i Gjakovës, 26 pacientë

Spitali i Pejës, 67 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Komento: