Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë

09:43 | 21 Tetor 2021

111 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Prishtina vazhdon të kryesojë për nga numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.

Prishtina ka aktualisht 111 raste aktive, ndërsa pason Prizreni me 59 raste.

Kurse në Ferizaj janë 38 raste aktive, ndërsa në Obiliq 36.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.

Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se meqë kërkesat për vaksinim antiCOVID në shumë qendra janë plotësuar po përgatiten që së shpejti të dalin me më shumë ekipe mobile për të nxitur personat e pavendosur të marrin vaksinën antiCOVID.

Komento: