Po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Forcat ruse kanë humbur rreth 2800 njerëz që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Kështu ka bërë të ditur Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, nëpërmjet një postimi në Facebook, raporton Ukrinform, përcjell lajmi.net.
“Që nga fillimi i pushtimit të hapur në shkallë të gjerë të territorit të Ukrainës nga Federata Ruse, trupat e vendit pushtues kanë pësuar humbjet në vijim (afërsisht): që nga ora 15:00 – deri në 80 tanke, 516 automjete të blinduara luftarake të llojeve të ndryshme. , 10 avionë, 7 helikopterë dhe rreth 2800 trupa të vdekur”, shkroi Maliar.