Ky është numri që Coutinho do ta bartë në fanellë te Bayern

17:15 | 18 Gusht 2019

Philipe Coutinho do ta nis një jetë të re në Gjermani.

Pas eksperiencave me Interin, Liverpoolin dhe Barcelonën, fantazisti brazilian do të mbajë veshur fanellën e skuadrës më të madhe gjermane, duke u bërë kështu një nga ata pak lojtarë që në karrierën e tyre kanë luajtur në 4 kampionatet më të forta në Europë dhe me 4 skuadra të mëdha.

Paraditen e sotme braziliani ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me Bayernin, madje sponsori zyrtar i kampionëve të Gjermanisë, Adidas ka zbuluar edhe numrin që do të mbajë në fanellë Coutinho dhe do të jetë pikërisht numri 10.

Komento: