Numri 7 pritet që të jetë numri që do ta bart në fanellën e tij Eden Hazard.
Kjo pasi fanella e superyllit belg ka dalë në shitje në dyqanin e klubit spanjoll në Dubai.
kështu që Hazardit ende nuk i është dhënë zyrtarisht një numër dhe sot mund të prezantohet pa të, transmeton lajmi.net.
Kjo, megjithatë, nuk e ka ndalur dyqanin në Dubai nga vendosja e fanellës në shitje dhe ka qenë në dispozicion që nga e premtja e kaluar, kur u njoftua nënshkrimi i lojtarit.
Fanellat me numrin 7 të Hazard janë gjithashtu në shitje në aeroportin e Barcelonës.
Ndryshe, operacioni për transferimin e 28-vjeçarit i kushtoi Realit 100 milionë euro, shifër e cila mund të rritet edhe 40 milionë më shumë në rast të sukseseve të lojtarit me klubin.