Milan saktësisht me 3 janar brazilianin Lucas Paqueta e bëri zyrtarisht lojtar i tyre, pasi klubi ka depozituar kontratën e tij në Serie A.
Transferimi i brazilianit nga Flamengo në San Siro i kushtoi rossonerëve prej 35 milionë, përcjell ORAinfo.
Por, ajo çka është zbuluar tani është numri që ai do ta bartë në fanellën kuqezi. Ylli brazilian mbi super e veta do ta ketë numrin 39.
Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e Milanit, duke i dëshiruar Paquetas mirëseardhje në San Siro.
Paqueta mund të bëjë debutimin e tij në Supercoppa Italiana kundër Juventusit, i cili do të mbahet në Arabinë Suadi më 16 janar. /ORAinfo/