Ky është numri qytetarëve që kanë votuar deri tani në Prishtinë

13:10 | 07 Qershor 2026
ky-eshte-numri-qytetareve-qe-kane-votuar-deri-tani-ne-prishtine

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë vazhdimit përditësimin e daljes në votime të qytetarëve për zgjedhjet e sotme parlamentare.

Sipas KQZ-së deri më tani kanë votuar 8,48 përqind e qytetarëve, apo 166,272 votues. Komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votime deri më tani janë ato në veri të vendit.

Ndërsa në Komunën e Prishtinës, deri në ora 11:00 kanë votuar 11,37%, apo 24,966 qytetarë.

Kjo përqindje është pak më e lartë se ajo në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku në Prishtinë deri në këtë kohë, kishin votuar 10,90% e qytetarëve.

Procesi deri më tani është zhvilluar pa ndonjë incident.

Komento: