Ky është objekti në Prishtinë që rekomandohet si karantinë për koronavirusin

23:35 | 04 Mars 2020

Një objekt në Prishtinë është rekomanduar si karantinë për koronavirusin.

Është një objekt në Vranidoll të Prishtinës, i cili tash e gati katër vjet, strehon e shtetasit e huaj të cilët kanë thyer ligjin ose paraqesin ndonjë rrezik për shoqërinë.

Por ka gjasë që ato hapësira të shfrytëzohen për karantinë, nëse do të ketë të prekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovë që këto hapësira të shfrytëzohen për karantinë, nëse vendi preket nga koronavirusi.

Megjithatë, qeveria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë.

https://www.youtube.com/watch?v=4TZ3ydqDDc0&feature=emb_title

Komento: