Chelsea po planifikon ndryshime të mëdha në formacionin e lojtarëve.
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka vendosur mbrojtësin e Atalantës, Robin Gosens, si një objektiv kryesor në tregun e transferimeve, raportojnë mediet në Gjermani.
26 vjeçari ka luajtur një rol të madh në suksesin e skuadrës nga Serie A, si në Itali ashtu edhe në Evropë, me Atalantës që renditen në vendin e tretë në elitën e futbollit italian, ndërsa në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të takohen me PSG.
I përdorur shpesh si një lojtar krahu në mbrojtje në formacionin 3-5-2, Gosens ka shënuar nëntë gola dhe ka regjistruar tetë asistime këtë sezon.
Është Kicker që raporton se Lampard dëshiron nënshkrimin e mbrojtësit Gosens, para atij të Leicester City, Ben Chilëell.
Skuadra nga perëndimi i Londrës janë në mesin e top klubeve të Evropës që janë të interesuar për nënshkrimin e Gonsens këtë verë.
Raportet e njëjta thonë se 26 vjeçari po kërkohet edhe nga Juventus dhe Inter.