Ky është orari i plotë për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë

23:56 | 21 Mars 2023

Mësohet orari i plotë për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Italisë.

Lega Serie A ka njoftuar zyrtarisht se është caktuar tashmë orari për ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen e njohur si derbi i Italisë, mes Juventusit dhe Interit, shkruan Gazeta Express.

“Bianconerët” do të jenë nikoqirë në ndeshjen e parë, kurse “Nerazzurrët” në të dytën.

Çifti tjetër gjysmëfinal është Cremonese – Fiorentina.

“Viola” do të luajë në udhëtim në ndeshjen e parë.

04.04.2023 – Juventus – Inter, ora 21:00.

05.04.2023 – Cremonese – Fiorentina, ora 21:00.

26.04.2023 – Inter – Juventus, ora 21:00.

27.04.2023 – Fiorentina – Cremonese.

Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 24 maj, në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Komento: