Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

23:00 | 14 April 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme ka paraparë mot të ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe me intervale me diell.

Reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë, më tej do të ketë vetëm riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Komento: