Sot na pret moti kryesisht me diell.
Vendi ynë gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këtë situatë sinoptike do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.