Ky është parashikimi i motit për sot

10:11 | 11 Shtator 2022

Parashikimi i motit për sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 grad celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Komento: