Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

08:35 | 16 Gusht 2021

Sot dhe nesër nxehtë, nga e mërkura temperaturat shënojnë rënie

Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës vijuese.

Nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Komento: