Ky është parashikimi i motit për të mërkurën

23:02 | 22 Gusht 2023
ky-eshte-parashikimi-i-motit-per-te-merkuren

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C. /Front Online

Komento: