Ky është parashikimi i motit për të premten

21:58 | 27 Korrik 2023
ky-eshte-parashikimi-i-motit-per-te-premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka parashikuar mot kryesisht me diell të premten.

Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare.

Imdeksi UV mbetet i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP./Front Online

Komento: