Ky është parashikimi për 5 ditë

13:22 | 06 November 2022

Sërish mot stabil gjatë javës, por jo me temperatura shumë të larta. Në fundjavë sërish mundësi për reshje shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

6.11.2022 – Fushat anticiklonike, sërish do të shtrihen mbi rajon gjatë kësaj jave, që favorizojnë mot më stabil dhe të thatë. DItëve të para do të ketë më shumë vransira, derisa nga dita e mërkurë dhe enjte intervale më të gjata me diell, por se orëve të mëngjesit me kushte për mjegull në ultësira.

Kalimi i një fronti nga dita e premte sjell vransira dhe mundësi për të reshura shiu, që mund të vazhdojnë edhe ditën e shtunë.

Në ditët e ardhshme, moti më i qëndrueshëm, me qarkullim jo të mjaftueshëm ajror, sjell rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta e shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.

Datat:

7.11 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave.

8.11 – Paradite vransira, që shpërndahen gjatë ditës, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

9.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.

10.11 – Kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull.

11.11 – Kryesisht me vransira, pasdite shkurtimisht me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat nuk do të jenë në vlera shumë të larta. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 7C, e ato maksimale rriten në 16C e 18C, derisa ditën e premte mund të pësojnë rënie të lehtë në 13C.

Do ketë më shumë qetësi, por se frynë kohëpaskohe erëra të lehta nga krahu jugor 2-6m/s. Ditën e premte edhe mesatare nga veriu 4-8m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.

Komento: