Ky është përforcimi i parë i Barcelonës

12:04 | 11 April 2020

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Kabak përforcimi i parë i Barcelonës.

Barcelona ka arritur marrëveshje me Schalke 04 për transferimin e Ozan Kabak.

Qendërmbrojtësi turk ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga dhe vlera e tij është dyfishuar.

Schalke 04 e kishte blerë mbrojtësin në verën e vitit të kaluar për 15 milionë euro nga Stuttgart dhe ka qenë një investim i mirë.

20-vjeçari vlerësohet si njëri nga mbrojtësit më kualitativ në Bundesliga dhe Barcelona nuk ka humbur kohë.

Don Balon ka raportuar se marrëveshja mes klubeve është arritur dhe Kabak do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Kampioni në fuqi i La Ligas do të shpenzojë 30 milionë euro për afrimin e reprezentuesit turk.

Kabak te Barcelona shihet si zëvendësues i Samuel Umtiti që pritet të largohet në drejtim të kampionatit anglez.

Turku që këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje në Bundesliga duke shënuar tre gola, do të synojë një vend në formacionin bazë ku para tij janë Gerrard Pique dhe Clement Lenglet.

Drejtuesit e Barcelonës besojnë se Kabak do të jetë një investim i mirë për të ardhmen.

Komento: