Ky është përforcimi i parë i Interit

19:44 | 04 Maj 2019

Godin do ta vesh fanellën e Interit.

Ashtu siç përflitet prej kohësh, Diego Godin do të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm. Në Spanjë ndërkohë kanë zbuluar detajet e kontratës së 33-vjeçarit me skuadrën zikaltër.

“Cadena Cope” bën me dije se mbrojtësi uruguaian, i cili do të transferohet me parametra zero, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Milano. Ai do të përfitojë plotë 6.75 milionë euro në sezon, 35 për qind më shumë nga paga aktuale që përfiton te Atletico Madrid (5 milionë euro).

Nëse këto të dhëna do të konfirmohen, atëherë Godin do të bëhej futbollisti më i paguar te skuadra e Interit. Fituesi i 8 trofeve te Atletico Madrid është duke kërkuar shtëpi në Milano dhe më pas pritet që të bëjë dhe prezantimin në muajin qershor, ose në fillim të korrikut.

Drejtuesit e Los Colchoneros i ofruan rinovimin e kontratës edhe për dy sezone me 7 milionë euro në sezon, por Godin e refuzoi duke zgjedhur që të nisë një aventurë të re në Itali.

Komento: