Ky është personi banesa e të cilit u përfshi nga zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri.
Policia ka konfirmuar rastin duke thënë se si pasojë e këtij zjarri, në total 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, mjeku kujdestar në qendrën e reanimimit në QKUK, ka folur për gjendjen shëndetësore të personit në banesën e të cilit shpërtheu zjarri. Ai ka thënë se pacienti i cili është i moshës 30-vjeçare ka pësuar disa djegie në dorë dhe këmbë si pasojë e zjarrit, dhe se do t’u nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike.
“Për momentin veç një pacient është. Rreth orës 9 të mëngjesit ndihma e shpejtë e ka sjellë, gjinia mashkull, rreth 30-tave i lindur. Për shkak të djegies të banesës në Prishtinë, gjendja e tij është stabile, e ka të djegur dorën e djathtë dhe këmbën e majtë. E ka marrë terapinë, ka me qëndru edhe nja 1 orë në reanimim dhe më pas do të dërgohet në kirurgji plastike. Për momentin në reanimim nuk ka pasur pacientë të tjerë, në repartet tjera nuk e di”, ka thënë ai.