Ky është personi që dyshohet se e grisi Kuranin, në vitin 2006 e kishte vr*arë babain e tij

20:38 | 04 Mars 2025
ky-eshte-personi-qe-dyshohet-se-e-grisi-kuranin,-ne-vitin-2006-e-kishte-vr*are-babain-e-tij

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Siç merr vesh Sinjali i dyshuari për këtë vepër është: Ismet Popaj, një fotografi të të cilit e ka siguruar Gazeta.

I njëjti, sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Gazeta, e kishte vrarë babain e tij në vitin 2006.

Se Popaj ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.

“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ”.

I dyshuari sot është arrestuar për grisjen e Kuranit dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komento: