Ky është personi që dyshohet që e privoi nga jeta Tun Bezhin nga Marmulli i Gjakovës

23:59 | 12 March 2019

Një ngjarje e rëndë sonte ka goditur Gjakovën.

Rreth orës 18:35 sonte ndodhi një vrasje në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës.

Me të marrë informatën, Policia doli në vend të ngjarjes ku konstatoi se nga të shtënat me armë një person është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur.

Viktima Tun Bezhi, 40 vjeçar, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra i cili pa shenja jete u dërgua për në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Menjëherë pas ndodhjes së vrasjes, Policia e Kosovës arriti të arrestoj të dyshuarin.

Indeksonline mëson se i arrestuari është Alfred Gjugja.

Policia gjatë arrestimit të tij ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se Gjugja kreu veprën penale

Ndërsa, Prokuroria e Gjakovës është deklaruar lidhur me rastin, duke thënë se motivet e kësaj vrasje dyshohet të jetë për shkak të çështjes pronësore.

Komento: