Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klinë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dollc të Klinës ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës një qytetar.
I ndjeri ishte shofer në “Mirusha Company”, ku edhe ndërroi jetë derisa po punonte.
Indeksonline mëson se identiteti i të vdekurit është Afrim H. Gashi nga fshati Zajm i Komunës së Klinës.
Gashi ishte afër 50 vjeç, ndërsa ka qenë i martuar dhe ka lënë pas edhe fëmijë.
Rastin e ka konfirmuar minuta më parë edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca edhe njësiti i zjarrfikësve”, ka deklaruar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.