Një qytetar anglez ia ka pa hajrin bastorës.
Një lojtar anglez i bastores ka qenë mjaft i suksesshëm me parashikimin e tij.
Ai kishte parashikuar fitoren e thellë të Manchester City kundër Burton në Kupën e Ligës, si dhe autorin e golit të parë, në fitoren që “Qytetarët” regjistruan përballë modestëve anglez.
Phil Hampson parashikoi fitoren 9-0 të Cityt, si dhe goditi në shenjë te autori i golit të parë.
Në skedinën e tij, ku hodhi vetëm 21 paund, Hampson shënoi Kevin de Bruyne si autor të golit të parë dhe belgu nuk e zhgënjeu.
Goditja me kokë e mesfushorit i hapi udhë fitores 9-0 dhe në xhepin e Hampson “përfunduan” plot 8.196 paund.
“Faleminderit Kevin për golin e parë dhe faleminderit Riyad për golin e fundit. Fitore e bukur, “shkruan Hampson në rrjetet sociale.
Ndeshja e dytë e Cityt kundër Burton do të zhvillohet më 23 janar në stadiumin “Pirelli”.