Ky është personi qe ndërroi jetë pas shembjes së murit në Istog

18:30 | 28 May 2019

Një person ka mbetur pa shenja jete si pasojë e shembjes së murit ku ishte duke punuar.

Mesdita e sotme ka qenë e kobshme për familjen Bicaj në Vrellë të Istogut. Qerim Bicaj ishte duke punuar afër shtëpisë së tij kur aksidentalisht e ka zënë muri gjatë prishjes së një objekti të betonizuar.

Bicaj është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës, por që nuk ka arritur t’i shpëtojë më të keqes, mëson Indeksonline.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia për të parë nga afër rrethanat e rastit.

Qerim Bicaj ishte 49 vjeçar ndërsa prapa vetes ka lënë bashkëshorten dhe fëmijët.

Komento: