Ky është personi që privoi nga jeta gruan, nusen e djalit dhe veten

17:15 | 22 April 2019

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në lagjen Dardania ku një person privoi nga jeta gruan nusen e djalit e më vonë edhe vetën.

Në rrjetet sociale është publikuar fotografia e burrit që kreu krimin.

Burime të Gazetës Express brenda Pokurorisë së Shtetit, kanë treguar edhe identitetet e tre personave që kanë mbetur pa jetë sot rreth orës 13 të ditës së sotme.

“Burri privoi nga jeta vetën quhej Hasan Krasniqi, gruaja Hysnije, reja Remzie”, ka treguar Prokuroria.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se familja Krasniqi ka pasur probleme të vazhdueshme, ndërsa burri që dyshohet kishte probleme psikike.

“Këta kanë pasë probleme të vazhdueshme familjare, dhunë në familje, dhe çrregullime mendore”, thuhet në përgjigjen brenda Prokurorisë.

Të njëjtat arsye pse mund të jetë kryer krimi i kanë dhënë edhe fqinjët e ndërtesës për Gazetën Express.

Ata kanë treguar se kanë dëgjuar shpesh zhurmë nga banesa e familjes Krasniqi.

Ndërsa kanë treguar se burri që dyshohet se i la pa jetë familjarët e tij dhe veten kishte probleme mendore dhe edhe më herët ka tentuar ta privojë nga jeta gruan e tij me armë zjarri.

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike, në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe një fëmijë.

Dy orë pasi që ndodhi krimi, 2-vjeçarja është nxjerrë nga aty nga familjarët pasi që hetuesia kreu hetimet e para.

Ndërsa akoma nuk janë nxjerrë tre trupat e pajetë të familjarëve, Ekipi i forenzikës gjendet akoma brenda banesës.

Policia e ka rrethuar të gjithë ndërtesën në lagjen Dardania, ndërsa banorët e atij blloku janë evakuuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka folur nga vendi i ngjarjes ku ka treguar edhe detajet të cilat policia ka mundur t’i sigurojë nga informacionet e para që ka marrë.

“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani fjalë për rast të dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991. ”, ka thënë Kelani, transmeton Express.

Kelani ka shtuar se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari e kishte lënë pa jëtë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund edhe veten.

Komento: