Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë, sapo kishte dalë nga burgu

22:45 | 14 Maj 2026

Një person ka mbetur i plagosur rëndë në kokë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net i plagosuri është Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, i cili dyshohet se kishte dalë nga burgu pak kohë më parë.

Nga Policia e Kosovës është konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 21:40, pas së cilës njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur,” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.

Sipas tij, i plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Personi i plagosur, mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti,” ka shtuar Pllana.

Policia e Kosovës po heton rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes.

Komento: