Ky është personi që u plagos sot në “Kodrën e Trimave”

09:34 | 06 November 2024

Një person është plagosur sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Express mëson se bëhet fjalë për H.G.

Ai është vëllai i Ekrem Gashit që në muajin maj të këtij viti u arrestua për “shtytje në vetëvrasje”, dhe “fajde”.

Për këtë rast sot kanë njoftuar edhe nga policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Express se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Komento: