Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan.
Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në qytetin e Lipjanit një person është privuar nga jeta në një kazion.
Personi që mbeti pa shenja jete është një 36 vjeçar nga fshati Rrezallë e Skenderajit.
Indeksonline përmes burimeve të saja mëson që personi në fjalë është Florent Ahmetaj.
Ai u gjet i vdekur në vendin e punës. Policia e Kosovës në raportimin e saj tha se dyshohet që privimi nga jeta i tij ka ndodhur pas një grabitje në kazinon ku ishte duke punuar i ndjeri.
Autoritetet janë në kërkim të identifikimit të personit që e ka kryer veprën e rëndë dhe po shpresojnë që së shpejti do ta sjellin atë para drejtësisë.