Ky është personi qe u privua nga jeta në Rahovec

15:07 | 09 May 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Rahovecit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit është gjetur një trup i pajetë.

“Në orët e para të mëngjesit pikërisht rreth orës 06:00, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pa jetë, i cili dyshohet se është privuar nga jeta me armë zjarri”, ka njoftuar Prokuroria.

Trupi i viktimës është gjetur në oborrin e shtëpisë, përcjell indeksonile.

Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, trupi i 32-vjeçarit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Komento: